Shqiperia

Pas kuksianëve, protestojnë tregtarët: Do mbyllim dyqanet, nuk rezistojmë dot më!

Në Korçë, në Fier, në Tiranë dhe në qytete të tjera tregtarët e biznesi të vogël ulën për dy orë qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë që i përfshin në skemën e TVSH-së.

Veç pagesës së TVSH, tregtarët llogarisin edhe pagën e ekonomistëve që do t’i hartojnë bilancet, dy faktorë që sipas tyre do të çojnë në falimentimin e biznesit të tyre.

Tregtarët duan përgjysmim të vlerës së TVSH, pasi fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët. Ata kërkojnë uljen e TVSH për produktet e shportës në masën 6%, ndryshe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Nga 1 Prilli nisi detyrimi i biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë per deklarimin e TVSH.

OPINIONE