Pas miratimit të “Marrëveshjes së Prespës” nga Greqia, reagon Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës. Sipas Bushatit, kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit.

“Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime”,- shkruan Bushati.

Mësohet se marrëveshja për emrin “Maqedonia e Veriut” u miratua me 153 vota pro e 146 kundër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne