Pas pensionistëve, Rama hap dhe të dielën, ja ”shpikja” e radhës/ Mbyll burrat në shtëpi, dhe liron gratë, kushti i vetëm

Pas ditës së sotme ku kishte liri dalje deri në orën 11 të paradites për pensionistët, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të lirojë dhe ditën e dielë.

Në rrugë nesër do të lejohet që të lëvizin vetëm nënat me fëmijët poshtë moshës 10 vjeç, ndërsa burrat do të qendrojnë të mbyllur deri ditën e hënë.

Kushti i vetëm që nënat të lejohet të dalin në rrugë, është që ato të mos shoqërohen nga shoqet e tyre, dhe të mos lejojnë fëmijët që të kenë kontakte me të tjerët.

Ky është postimi që ka bërë pak minuta më parë kryeminsitri Rama, që këtë periudhë duket se po e shfrytëzon dhe për të bërë disa eksperimente të vogla sociale me qytetarët që drejton.

Postimi i Rames: 

🟢NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00 VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ😊

🔴 KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË🚫

🔴 TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00🥴

/Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne