Bota

Pas raportit të Malerit, Rusia e gatshme t’i përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kremlini sot përshëndeti rezultatin e hetimit dy vjecar amerikan, i cili ka konkuduar se presidenti Donald Tramp nuk ka bashkëpunuar me rusët gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

“Pretendimet e shfaqura kundër Rusisë për perfshirje në procesin zgjedhor janë të pavlefshme”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.

Gjatë hetimit dyvjeçar të Malerit për perfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 u dhanë më shumë se 2.800 urdhëresa gjyqësore për dëshmi dhe u zbatuan pothuajse 500 kontrolle.

Trampi nga fillimi i hetimit ka hedhur poshtë çdo lidhje të fushates se tij presidenciale me Rusinë, duke vlerësuar se kjo paraqet “gjueti shtrigash”.

OPINIONE