Rajoni Shqiperia

Pas rekomandimit, Athina i kujton Shqipërisë zbatimin e marrëveshjeve

Greqia mbështet zgjerimin e Unionit. Këtë e ka bërë të ditur, Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila gjatë ditës së sotme në një deklartatë, nënvizon kushtet, që duhet të plotësojnë vendet kandidate. Respektimi i fqinjësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, por edhe kriteret, që janë përmbushur nga vendet e tjera, duhet që të zbatohen.

Dialogu Beograd-Prishtinë dhe reformat në ish-Republikën e Jugosllave të Maqedonisë, janë cilësuar emergjente nga Bashkimi Europian, por edhe nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ndër të tjera, Greqia ndalet te të drejtat e minoritetit dhe të pronës, nevoja për zbatimit e parimit pacta sunt servanda (marrëveshjet duhet të respektohen), por edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe të trafikut të drogës.