Pas shpërthimit në zyrën elektorale të LSI, reagon Koka: E kanë bërë policët e Rilindjes

Pas shpërthimit në zyrën elektorale të LSI-së në Durrës ka reaguar ministri i LSI, Lefter Koka Gjatë një deklarate për mediat, Lefter Koka dënoi këtë akt, ndërsa u shpreh se këtë e kanë bërë policët e Rilindjes pas punës dhe se ngjarja është vepër e zagarëve, jo e socialistëve të ndershëm.

Ngjarja vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste të cilët i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të bëjnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit. Do t’i bëja thirrje socialistëve të ndershëm se kemi kaluar probleme të kësaj natyre në vitin 1997. Unë jam i bindur se nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë. Atë që ne e kemi pagëzuar me emrin Rilindja është një grup shumë i vogël të cileve i bëj thirrje që të mos luajnë, sepse të rinjtë dhe të rejat e LSI do frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë të cilët kërkojnë të deformojnë votën” – tha Koka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne