Bota

Pas më shumë se 60 vitesh, Evropa nis themelimin e ushtrisë së saj, NATO drejt shuarjes

Kreu i diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha se ideja e “strukturës së përbashkët të sigurisë dhe bashkëpunimit të BE-së”, nuk është më një ëndërr, por një realitet.

Duke folur në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Mogerini tha se 23 anëtarë konfirmuan gatishmërinë e tyre dhe se së shpejti ata do të bashkoheshin në funksionalizimin e ushtrisë së re.

“Ndërtimi i një strukture të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe të mbrojtjes. Kjo nuk është më vetëm një plan, kjo nuk është më një ëndërr, është realitet që është arritur”, ka thënë Mogherini gjatë një fjalimi në EDA.

Ajo kujton se dhjetë ditë më parë mori një marrëveshje për një aleancë të re të mbrojtjes (Pesco) në kuadër të BE-së, e cila përfshin financimin dhe zhvillimin e një pajisje të përbashkët ushtarake, e cila deri më tani janë nënshkruar nga 23 shtetet të BE-së.

“Pas më shumë se 60 vjet, Evropa më në fund ka një strukture mbrojtëse dhe sulmuese duke u bazuar në kapacitetet e veta”, tha Mogherini.

“Ne do të jemi në gjendje për t’iu përgjigjur mirë krizave, ose për ti parandaluar ato, ne do të jemi në gjendje për të forcuar aleatët e tonë, për të bërë qytetarët e tyre të sigurt. Të ndërtojmë një Evropë të sigurt në nivel kontinental dhe shumë të fuqishme”, tha ajo.

OPINIONE