Pas takimit me Mustafën, ambasadori Kosnett takohet me Albin Kurtin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett pasi ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka takuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mësohet se takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë biseduar për krijimin e Qeverisë dhe Kurti ka qenë në takim edhe me zyrtarë të lartë të partisë së tij.

Ndërkohë, në takimin që zhvilloi me Mustafën, ky i fundit ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne