Bota

Pas vdekjes së Mohammed Morsit në sallën e gjyqit, Vllazëria Myslimane paralajmëron protesta masive

Me protesta masive kërcënojnë anëtarët e Vllazërisë Myslimane pas vdekjes së udhëheqësit të tyre Mohammed Morsi brenda në sallën e gjyqit. Ish-presidenti i Egjiptit u rrëzua në sallë, teksa po përballej me akuzat e spiunazhit për kontaktet e tij me grupin palestinez Hamas.

Vëllazëria Myslimane e nxjerrë jashtë ligjit e përshkroi vdekjen e liderit të saj si “vrasje të suksesshme” dhe u bëri thirrje qytetarëve të Egjiptit  të marrin pjesë masivisht në funeral dhe të protestojnë jashtë ambasadave në mbarë botën. Sipas avokatit të tij, kohët e fundit shëndeti i ish-presidentit nuk ishte i mirë. Megjithatë ekspertiza nuk tregoi ndonjë lëndime të të kohëve të fundit në trupin e tij.

Shërbimet e sigurisë kanë raportuar se Ministria e Brendshme shpalli gjendjen e alarmit, sidomos në vendlindjen e Morsit,  në provincën Sharqiyah në deltën e Nilit, ku cili pritet të transferohet trupin i tij për t’u varrosur.

67 vjeçari Morsi u zgjedh në vitin 2012, por u rrëzua me protesta masive një vit pas zgjedhjes së tij. Në atë kohë ai kishte deklaruar se do të zbatonte ligjin sheriatit islam, duke çmontuar çdo gjurmë të shtetit laik në Egjipt. Fillimisht, ai premtoi një agjendë të moderuar islamike për ta udhëhequr Egjiptin në një epokë të re demokratike ku despotizmi do të zëvendësohej nga “qeverisja transparente dhe respekti për të drejtat e njeriut”. Megjithatë, euforia e zgjedhjes së tij nuk zgjati shumë, pasi synimet e Vëllazërisë Myslimane filluan të zbuloheshin.

Ish presidenti egjiptian ishte duke vuajtur një dënim 7-vjeçar për falsifikimin e aplikimit të kandidaturës për garën presidenciale të vitit 2012 dhe përballej me akuza të reja për spiunazh.

Organizata Human Rights Watch i ka përshkruar akuzat kundër Morsi si politike. Drejtorja ekzekutive e grupit në Lindjen e Mesme, Sarah Leah Ëhitson, tha se burgimi i Morsit ishte “mizor dhe çnjerëzor” dhe tha se ai ishte “i privuar nga vizitat familjare dhe kujdesi mjekësor”. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një aleat i ngushtë i ish-presidentit shprehu nderimet dhe e quajti martir. Edhe emiri i Katarit shprehu “pikëllimin” e thellë për vdekjen e tij./respublica

OPINIONE