Pas zgjedhjeve Edi Rama do ti gjobisi shqiptaret me taksa te reja

Taksa e re për apartamentet e pasuritë e paluajtshme do të jetë gati menjëherë pas zgjedhjeve të Qershorit dhe do të dërgohet për miratim në Qeveri në nëntor të këtij viti.

Report TV ka zbardhur programin e projekteve të Ministrisë së Financave për vitin 2016, ku theksohet se drafti do të jetë gati në tremujorin e katërt të vitit. Sipas Ministrisë, qëllimi i projektaktit do të jetë hartimi i një ligji të ri të veçantë që do të përcaktojë mënyrën e llogaritjes së taksës së pasurisë së paluajtshme, procedurën për mbledhjen, si dhe masat shtrënguese për vjeljen e saj.

Aplikimi i kësaj takse që u shty pas zgjedhjeve, do të rrisë dukshëm tatimin mbi apartamentet e pasuritë e paluajtshme. FMN i ka propozuar qeverisë që niveli më i arsyeshëm i taksës së pasurisë së paluajtshme mund të jetë nga 0.075 për qind deri te 0.15 për qind i vlerës së tregut të pronës.

Formula e propozuar nga FMN parashikon llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila. Kjo do të rriste deri në 7 mijë lekë apo rreth 50 euro në vit taksën për apartamentet me sipërfaqe mesatare 65 metra.

Më shumë taksë do të paguajnë ata qytetarë që disponojnë shtëpi me sipërfaqe më të mëdha. Për tokën bujqësore FMN­ja ka propozuar taksën 21 euro në vit, apo 1.1 për qind të të ardhurave minimale vjetore të fermerit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne