Pasardhësi i Rothschildit merr kurorën e dinastisë bankare

David de Rothschild, kreu 75-vjeçar i perandorisë bankare legjendare, do të japë dorëheqjen dhe nga fillimi i verës do t’ia dorëzojë frenat djalit të tij 37 vjeçar, Aleksandrit, raporton FT.

Alexandre de Rothschild do të renditet si brezi i shtatë i dinastisë që merr përgjegjësinë për bankën investuese franko-britanike, e cila u themelua në vitin 1838. Rothschild i ri aktualisht shërben si zëvendëskryetar ekzekutiv në bankë.

Ai së pari u bashkua me Rothschildin gjatë krizës financiare të vitit 2008, duke u zhvendosur nga pozita e një menaxheri në firmën e kapitalit privat Argan Capital. Para kësaj, ai kishte punuar pak kohë për Bear Sterns, një bankë huadhënëse në Nju Jork që falimentoi gjatë krizës.

Dorëzimi, i planifikuar për në qershor, vjen në mesin e kohës së një plani të gjatë të bankës për të diversifikuar pozicionin e saj këshillimor francez dhe britanik, që thuhet se do ndihmojë Rothschildin në këto periudha më pak të gjalla për tregun e Evropës.

Banka e investimeve, një nga më të vjetrat në botë, u nis nga Mayer Amschel Rothschild si një kompani hekurudhore franceze. Më vonë, pesë nga djemtë e Mayerit krijuan biznese bankare në të gjithë Evropën. Në vitin 2012, Rothschild integroi njësitë e tij franceze dhe angleze nën një kompani franceze, Paris Orleans. Tre vjet më vonë, sipërmarrja u riemërua Rothschild & Co.

Banka e investimeve drejtohet si një kompani financiare që mbulon investimet bankare, koperimet bankare, kapitalin privat, menaxhimin e aseteve dhe veprimet bankare private. Korporata thuhet se punëson rreth 2.800 njerëz në 40 vende, thotë faqja e saj e internetit. Të ardhurat e gjysmës së vitit të bankës ishin 852 milionë euro, tregojnë të dhënat e fundit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne