Pasi e hoqi nga puna, Çako ‘vajton’ para trupit të komisarit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, i shoqëruar nga Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, ka vendosur kurorë me lule gjatë homazheve të zhvilluara në nder të ish-drejtuesit të nivelit vendor të Policisë së Shtetit, K/komisar Nikollë Vatnikaj, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e një infarkti.

Çako është shprehur se: “Jam këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut tonë të nderuar Nikollë Vatnikaj, i cili u nda para kohe nga jeta. Gjej rastin të ngushëlloj thellësisht familjen e tij, por njëkohësisht të gjithë kolegët dhe miqtë e tij. Vatnikaj, ka shërbyer në rradhët e Policisë së Shtetit për vite të tëra duke kryer me përkushtim detyrën e ngarkuar. I përjetshëm kujtimi i tij!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne