Pasi pagoi 1 miliard dollarë lirohet princi saudit

Princi i Arabisë Saudite Miteb bin Abdullah është liruar pas arritjes së një marrëveshje “të pranueshme ” me autoritetet e Mbretërisë për të paguar një shumë prej 1 miliardë dollarësh.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sipas një zyrtari saudit, Princi Miteb, i cili dikur konsiderohej si një kandidat i fronit, pranoi akuzën për korrupsion si pjesë të marrëveshjes së tij me qeverinë saudite. “Kuptohet që vendimi përfshinte pranimin e korrupsionit ” shtoi zyrtari saudit, duke thënë gjithashtu se tre persona të tjerë të ndaluar për akuza korrupsioni ishin liruar pas arritjes së marrëveshjeve me regjimin e Riadit. Miteb u arrestua në fillim të muajit nëntor së bashku me dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra me urdhër të Komitetit Anti-Korrupsion të Arabisë Saudite i kryesuar nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman, në një goditje që gjerësisht besohet se ka për qëllim konsolidimin e pushtetit të tij./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne