Pasi priti 1 orë ambasadorin Lu në zyrë, Basha paralajmëron një dalje për shtyp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu është takuar sot për 60 minuta me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ambasadori amerikan ka mbërritur rreth orës 11:00 në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka qënë pikërisht ai që ka kërkuar me urgjencë një takim me kryedemokratin.

Pas kërkesës së Lu, kryeopozitari është treguar i gatshëm ta presë dhe prej 60 minuta ata kanë biseduar në selinë blu, në praninë edhe të një tjetër përfaqësuese të ambasadës.

Takimi vjen në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka paralajmëruar sërish një valë protestash pas zgjedhjes së kryeprokurorit të ri. Ambasada Amerikane reagoi menjëherë pas protestës së opozitës dhe dënoi dhunën.

Ndërkohë mësohet se Basha do të dalë edhe në një deklaratë për shtyp së shpejti pas takimit e ambsadorin merikan Donald Lu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne