Pasojat e rënda të referendumit në Kurdistanin irakian

Kryeministri irakian, pas përfundimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut ka thënë se Bagdadi nuk do të njohë rezultatin e këtij referendumi dhe nuk do të diskutojë aspak për të.

Heidar Abadi rikujtoi se referendumi është organizuar pa konfirmimin e qeverisë qendrore të Irakut dhe shtoi se ndaj përçarësve do të marrë masa ndëshkuese. Kryeministri irakian tha se nga Erbili janë dhënë lajme se shtetasit kurdë janë dërguar me forcë dhe dhunë për të dhënë votën e tyre në këtë referendum. Mediat irakiane kanë raportuar se forcat peshmerga kanë kërcënuar banorët e rajonit të Kurdistanit se nëse nuk marrin pjesë në referendum ata do të dëbohen nga ky rajon. Kryetari i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në parlamentin irakian njoftoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë dhe të sigurisë që marrin pjesë në referendumin mbi pavarësinë e Rajonit të Kurdistanit do të pushohen nga puna. Qeveria qendrore e Irakut është zotuar të imponojë sanksione ekonomike dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër rajonit autonom të Kurdistanit. Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha se krerët kurdë kishin kryer “një gabim strategjik dhe historik” duke mbajtur referendumin dhe i dha afat deri të premten për të dorëzuar kontrollin e aeroporteve dhe kufijve të Irakut të veriut pranë qeverisë federale. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se Republika Islamike e Iranit është kundër çdo lëvizjeje që prek sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Irakut tha se të gjithë duhet ta dinë se legjitimiteti i tyre është në kuadër të kushtetutës së Irakut. Hasan Ruhani zhvilloi një bisedë telefonike me Heidar Abadi kryeministër i Irakut ku shprehu mbështetjen e plotë të Republikës Islamike të Iranit për qeverinë qendrore të Irakut. Presidenti iranian pasi vuri në dukje se populli dhe qeveria e Irakut ashtu si të gjitha problemet e mëparshme, do të tejkalojë edhe këtë problem, tha: Kushtetuta e Irakut duhet respektuar nga të gjithë dhe çdo shkelje e saj konsiderohet veprim i jashtëligjshëm. Më i ashpër ka qenë reagimi i presidentit turk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën. “Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior”, tha Erdogan. Erdogan akuzoi shefin e qeverisë rajonale të Kurdistanit për tradhti, pasi lejoi mbajtjen e votimit, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare. “Masoud Barzani duhet të heqë dorë tani nga kjo aventurë”, tha ai.Më herët, Erdogan kishte kërcënuar se do të ndërpriste një naftësjellës të rëndësishëm për kurdët dhe do të ndalonte kamionët që kalojnë kufirin turk. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi që ka mbajtur për referendumin e popullit të Kurdistanit, ka marrë si shembull situatën e krijuar me pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se votimi kurd për shkëputjen nga Iraku ka deri më tani vetëm mbështetjen e Izraelit, Erdogan bëri një krahasim të kësaj situate me atë të Kosovës.“114 shtete e kanë njohur Kosovën, por për fat të keq nuk mundi të bëhej shtet dhe ka ende shumë probleme e vështirësi për ta arritur këtë. E çfarë do të bëni ju vetëm me Izraelin?” deklaroi Erdogan. Turqia është nga shtetet që ka njohur e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në ceremoninë e nisjes së vitit akademik në Ankara Erdogan ka gjetur rastin të argumentojë efektet negative të referendumit kurd. Ai nënvizoi se Turqia do të nisë sanksionet për importet dhe eksportet duke u fokusuar sidomos te karburantet. Madje nuk ka harruar të theksojë se ndikimi në ekonomi i këtij referendumi do të jetë rrënues sa mund të sjellë dhe vdekjen nga uria të popullsisë kurde. Turqia druan se, një shtet i pavarur kurd në kufirin e saj mund të ndezë ndjenjat separatiste edhe mes minoritetit të saj kurd./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne