Pasojat e vendosjes të ambasadës së SHBA-ve në Kuds

nga Dr.Muhamed Jusuf Kajolli

Derisa palestinezët po vriten, bota po hesht me përjashtim të protestave në disa qytete të shtete islame. Ajo që të bën përshtypje, është heshtja e shteteve anëtare të Ligës Arabe. Shtetet e BE-së gjithashtu po heshtin. Përpjekjet diplomatike, të pak ditëve më parë dështuan, ndërsa, kjo heshtje tregon se në mesin e shteteve anëtare të NATO-s ka ra bomba. Kjo heshtje është treguesi më i mirë, se nga brenda, shtetet po vlojnë. Pritet që të çarat e digës të shpërthejnë, ndërsa dëmet e saj vetëm një Zot i di…

 

Për ndryshim nga presidentët,që, vendimin e Kongresit për transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Kuds-Jerusalem e mbanin në sirtar, presidenti Trump-i fjalën e dhënë e mbajti. Tani shtrohet pyetja, kush është ky president? Si do të reagojnë shtetet anëtare të OKB-së në përgjithësi, dhe shtetet Islame në veçanti? Këtu mund të dalin edhe shumë pyetje të tjera por do të mjaftohemi vetëm menjë tjetër, që për mua mendoj se është më kryesorja, e ajo është, si do të reagojnë shtetet aleate të NATO-s me këtë vendim.

SHBA-të në Kuds kanë pasur konsullatë, dhe hë për hë, kjo godinë u shndërrua në ambasadë. Disa mund të thonë se Trump-i nuk bëri ndonjë risi të madhe, ai vetëm zbatoi vendimin e Kongresit që ishte në sirtarin e tij tash e më shumë se 20 vjet.Ai këtë vendim e shpalli në Tel Aviv, menjëherë pas vizitës së tij nga Arabia Saudite.

Ai caktoi 14 majin, datën e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Aviv në Kuds. Datë shumë e rëndësishme për (a)izraelitët, gjithsesi edhe për palestinezët. Të parët kujtonin 70 vjetorin e pavarësisë, ndërsa të dytët, datëne katastrofës së madhe. Për ta kuptuar më mirë shqiptarët këtë, si  shembull do t’i merrja “maqedonasit”. Shkupi ndër shekuj ka qenë kryeqendër e banuar me shqiptarë, mirëpo, një ditë sllavët e jugut themelojnë kombin maqedonas dhe dal nga dalë Shkupi u shndërrua nëkryeqendër e “maqedonasve”. Vallë, ka ndonjë shqiptarë e grek që mendon se, këta, “maqedonasit” e sotëm janë pasardhësit e maqedonasve të Filipit e Aleksandrit të madh, apo janë sllavë të cilët kanë uzurpuarhistorinë e ilirëve.

Pra, sot, (a)izraelitëtpo festojnë vitin e tyre të 70-të, vit jubilar, dhe SHBA-të, si shteti më i fuqishëm në botë e njohu Kuds-in, kryeqytetin e këtij kombi politik si kryeqytetin e “Izraelit biblik” dukeua mohuar të drejtën vendasve edhe pse në favor të tyre janë 12-të Rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili Izraelit nuk ia jep të drejtën që Jerusalemi të jetë kryeqyteti i tyre. Mirëpo, për dallim nga ne shqiptarët e heshtur, palestinezët luftën kundër (a)izraelitëve nuk e ndaluan 100 vjet, bile edhe në këto dy ditë të fundit, ranë 60 shehidë, dhe mbi 3000 të tjerë u plagosën. Bota sot, ka filluar të kuptojë mashtrimin e madh dhe uzurpimin e historisë.

Bota mbarë i di synimet e (a)izraelitëve. Ata duan të ngritin Tempullin e tyre në Kuds, mirëpo, (a)izraelitët këtë duan ta bëjnë me forcë, sepse sipas tyre, një vend që fitohet me forcë vetëm me forcë mund të rimerret. E këta besojnë në superfuqinë e tyre. Herët, Ben Gurioni, kryeministri i parë i Izraelit kishte deklaruar: “nuk ka kuptim për Izraelin pa Jeruzalemin dhe Jerusalemi nuk ka kuptim pa Tempullin.”

Tani le të shohim të drejtën ndërkombëtare të Izraelit për ta shndërruar Kuds-in në kryeqytetin e tyre. Duhet të kujtojmë se, ndarja e shtetit të Palestinës është bërë pasi janë përdorur kërcënimet, shantazhet dhe korrupsioni brenda selisë së OKB-së. Atëherë, botës i hodhën në sy i hodhën hi, dhe shpallën shtetin e Izraelit me të “drejtën ndërkombëtare” shtet të pavarur: Nga 8% të territorit që kishin (a)izraelitët në Palestinë para luftës së vitit 1948-të, asaj “e drejta ndërkombëtare” ia ndau 54% të territorit të Palestinës, ndërsa palestinezëve “u takoi” vetëm 45%,ndërsa 1% e territorit (Kudsi-Jerusalemi) do të administrohej nga OKB-ja.

Për të mos hyrë thellë në histori, themi se Kuds-i, Bregu Perëndimor dhe Gaza u pushtuan në vitin 1967-të. Atje, jetonin: 1. Kudsin Lindor palestinezët, 2. Kudsin Perëndimor(a)izraelitët, 3. në veri ishin armenët dhe 4. në jug krishterët arabë.Këto dy të fundit sot, nuk dëgjohen fare. Pas lufta e 67-s, solli shpejt luftën tjetër të vitit 1973 dhe, që këtu, filluan negociatat “paqësore”, pasi u vërejt se Egjipti ishte tërbuar dhe duhej të frenohej.

Bazuar në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit në të cilën anëtare e përhershme me të drejtë vote është SHBA-ja, ishte vendosur që Kuds-i të mos jetëkryeqyteti i (a)izraelitëve për shkak se ishte vend i pushtuar. E drejta ndërkombëtare nuk lejon që një vend i pushtuar të shndërrohet në kryeqytet i pranuar ndërkombëtar. Prandaj, vendimin e Kongresit të SHBA-ve, për të transferuar ambasadën e SHBA-ve në Kuds, presidentët e më hershëm e kishin lënë në sirtar,ndërsa Trump-ikëtë e bëri. Ky veprim i tij trimëroi edhe më shumë (a)izraelitët dhe disa qeveri kuislingësh arabe, ndërsa irritoi shumicën e botës në mesin e të cilëve edhe shtetet e BE-së.

A mund të thuhet se Trump-i është një budalla? Jo. Ai është një tregtar shumë dinak. Biografia e tij ka treguar se ai di të ngrihet shpejt pasi të bie në biznes. Mirëpo, në politikë fitimet e shpejta mund të sjellin rreziqe të mëdha. Ai para se të shpallte vendimin e tij për transferimin e ambasadës, fitoi qindra miliardë dollarë nga arabët, dhe aty mori miratimin e heshtjes së tyre ditën kur të transferonte ambasadën.

Kjo ishte një fitore e madhe politike dhe gjeostrategjike e SHBA-ve & Izrael. Për të vazhduar rrugën për në Tel Aviv, ai përdori linjën e parë Rijad-Tel Aviv, dhe që prej kësaj dite, vazhdon linja e rregullt ajrore Rijad-Tel Aviv. Të kujtojmë këtu, Enver Sadati, presidenti i Egjiptit ishte vra për shkak të ofrimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Derisa palestinezët po vriten, bota po hesht me përjashtim të protestave në disa qytete të shtete islame. Ajo që të bën përshtypje, është heshtja e shteteve anëtare të Ligës Arabe.Shtetet e BE-së gjithashtu po heshtin. Përpjekjet diplomatike, të pak ditëve më parë dështuan, ndërsa, kjo heshtje tregon se në mesin e shteteve anëtare të NATO-s ka ra bomba. Kjo heshtje është treguesi më i mirë, se nga brenda,shtetet po vlojnë. Pritet që të çarat e digës të shpërthejnë, ndërsa dëmet e saj vetëm një Zot e di.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne