Pastori amerikan vret gruan pasi refuzoi të bënte seks me të

Një burrë i akuzuar për vrasjen e një gruaje dhe sulmit seksual ndaj dy të tjerave, rezulton të jetë një pastor i një kishe.

Thomas Bruce, nga Misuri u arrestua të mërkurën pas një kërkimi dyditor.

Ai akuzohet se vrau një grua pasi ajo refuzoi të kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa e detyroi të kryente aktin në pjesën e pasme të dyqanit të tij së bashku me dy persona të tjerë.

Zyra e Sekretarit të Shtetit të Misurit gjithashtu tha se Bruce ishte udhëheqës i një kishe jofitimprurëse e cila u formua në vitin 2003, por u shpërnda në vitin 2007, raportoi CBS

Bruce, 53 vjeç, thuhet se sulmoi të tre gratë në dyqanin e furnizimeve fetare në Ballwin, në periferinë jugperëndimore të St Louis, të hënën.

Ai dyshohet se hyri në dyqan rreth orës 15.30, duke pretenduar se ishte një klient dhe më pas e detyroi Jamie Schmidt, një nënë 53-vjeçare e martuar, dhe dy gra të tjera që nën kërcënimin e armëve të hiqnin rrobat e tyre.

Është e paqartë nëse gratë e tjera ishin punonjëse të dyqanit apo kliente.

Pasi i futi në dhomën e pasme, Bruce thuhet se i ka urdhëruar ato për të kryer akte seksuale dhe kur Schmidt refuzoi, e qëlloi për vdekje.

Dy gra të tjera iu bindën.

Më pas, personi i armatosur iku nga skena.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne