Bota

Pastori hedh në zjarr një grua gjatë ekzorcizmit, “ishte e poseduar nga djalli”

Një pastor në Nikaragua dhe katër nga pasuesit e tij janë dënuar me 30 vjet burg për përfshirjen e tyre në një eksorcizëm fatal. Grupi zhveshi një grua dhe e hodhi atë një zjarr, duke pretenduar se viktima ishte e poseduar nga djalli.

Vilma Trujillo pësoi djegie në 80 përqind të trupit të saj dhe vdiq pas pesë ditësh në spital pas incidentit që ndodhi më 21 shkurt.

Nëna 25-vjeçare e dy fëmijëve u mbajt në robëri nga grupi për një javë, gjatë së cilës kohë ajo u lidh dhe u la pa ushqim dhe pa ujë.

“Vuajtjet së cilave iu nënshtrua Trujillo janë diçka që asnjë njeri nuk duhet të përjetojë”, tha gjyqtari i dënimit, Alfredo Silva, njoftoi AFP.

Pastor Juan Rocha dhe tre nga katër të akuzuarit morën gjithashtu një dënim gjashtë vjeçar për ndalim të paligjshëm. Të pestë u gjobitën me 522 dollarë secili.

Burrat e mohuan vrasjen e gruas gjatë gjykimit, duke pretenduar se “ajo ra në zjarr kur fryma e djallit doli nga trupi i saj”. El Nuevo Herald raportoi fjalët e të pandehurit Rocha Romero si më poshtë: “Ne ishim duke u lutur, kur pamë lart dhe pamë që ajo ishte në zjarr”.

Duart dhe këmbët e Trujillos ishin të lidhura kur ajo u hodh në zjarr – ku ajo mbeti për pesë orë para se të shpëtohej nga familja.

Bashkëshorti i saj Reynaldo Peralta u ka thënë mediave se gruaja e tij u bë posesive dhe filloi të sulmonte njerëzit me një hanxhar. “Gruaja ime nuk do të kthehet, por të paktën ata do të burgosen për maksimumin e kohës”, tha ai për mediat lokale pas dënimit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë thënë se gruaja kishte duruar një temperaturë prej 400 gradë Celsius gjatë përvojës së hidhur. / © Gazeta Impakt

OPINIONE