Pasuria marramendëse e Emmanuel Macron, liderit më të ri të Evropës

Për të matur sasinë e pushtetit të Presidentit francez, të cilin disa politologë e citojnë si “monark republikan” ose “si një lloj mbreti”, duhet analizuar pasuria e tij.

“DW” shkruan se pushteti i vërtetë i Presidentit francez është i habitshëm dhe i kalon kompetencat e të gjithë kryetarëve të tjerë të shteteve evropiane. Ndërkohë “Forbes” vlerëson se vlera neto e pasurisë së Emmanuel Macron është 31.5 milionë dollarë.

Paratë dhe luksi

Presidenti francez nuk duhet t’i japë llogari askujt, si vepron ai me kontributet shtesë, përveç të ardhurave të tij prej rreth 240.000 eurosh në vit (80.000 euro më pak se Angela Merkel). Këtu bën pjesë banimi në Pallat ose në vila pushimesh. Këtu bëjnë pjesë edhe të gjitha vaktet. Dhe një qilar vere i mbushur plot në Pallatin Elysèe./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne