Paterica e Isa Mustafës kthehet në argument të luftës politike në Kosovë

Lufta politike mes dy aleatëve kohëshkurtër të koalicionit Vetëvendosjes dhje LDK ka mbërritur deri në ato tone armiqësore sa pjesë e saj të bëhen edhe cenet fizike të liderëve. Pasi për të marrë vendimin për qeverinë e re, LDK, e përjashtoi nga mbledhja ish bartësen e listës së zgjedhjeve të tetorit, Vjosa Osmanin, Albin Kurti ka ironizuar ish partnerin e tij Isa Mustafa:  “Ai më shumë e përdor shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur me të” ka thënë kryeministri duke iu referuar një problemi shëndetësor që e ndjek Mustafën që nga vera e kaluar.

Por kësaj fraze me dy kuptime që i referohej sa demokracisë së brendëshme të partisë rugoviste po aq edhe shëndetit të kreut të saj, i është përgjigjur me një deklaratë flakë për flakë LDK: “Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, kanë thënë ata duke iu referuar deklaratave të Kurtit se po u rrëzua qeveria do të ketë protesta./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne