Patriarku Irinej: Vuçiç po lufton heroikisht për Kosovën

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë e Metohi” dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë.

“Unë e kam thënë tashmë, por përsëri dua ta theksoj. Presidenti Vuçiç po lufton si luan dhe në mënyrë heroike për popullin tonë e për shtetin tonë në Kosovë. Unë e përgëzoj për këtë. Të jesh në vendin e tij sot, askush prej nesh nuk mund ta imagjinojë sesa e vështirë është, por sjellja dhe lufta e tij tregojnë se ai e di se çfarë është duke bërë. Ne lutemi që Perëndia ta ndihmojë dhe t’i japë forcë të vazhdojë në këtë betejë të vështirë, por të drejtë”, ka deklaruar Irinej.


Patriarku Irinej e ka bërë të shtunën këtë deklaratë, në ambientet e Patriarkanës ku po kremtohej festa e krishterë “E shtuna e Lazarit”.

Kohë më parë, Patriarku serb Irinej ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është unike lidhur me dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi, për Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne