Patrullimi i 3-të i përbashkët i kombinuar tokësor Turqi-SHBA në lindje të Eufratit

Filloi patrullimi i 3-të i përbashkët i kombinuar i elementëve të Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të zbatimeve të fazës së parë të zonës së sigurt në lindje të Eufratit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare shkruhet: “Filloi patrullimi i 3-të i përbashkët i kombinuar i njësisë ushtarake turke dhe amerikane për stabilizimin e zonës së sigurt në lindje të Eufratit në Siri. Personeli i të dyja vendeve filloi patrullimin tokësor me pjesëmarrjen e mjeteve tokësore dhe mjeteve ajrore pa pilot (IHA) në lindje të Telabyad-it”. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne