Pavarësisht luftës, në Siri fëmijët kënaqen për Bajram

DUMA/ANKARA – Fëmijët në rajonin Duma të Damaskut i cili është nën rrethimin e regjimit sirian përpiqen që gëzimin e Bajramit ta përjetojnë në Luna parkun e ngritur në mesin e ndërtesave të shkatërruara, raporton Anadolu Agency (AA).

Rajoni Duma në lindje të Damaskut afërsisht që prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin ushtarak të regjimit të Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetëse të tij.

Rajoni i cili ka një popullsi prej 200 mijë banorësh ka qenë pjesë e bombardimeve intensive të regjimit përgjatë kohës kur mbahej nën rrethim.

Duma u përfshi në memorandumin e rajoneve jokonfliktuale i cili u nënshkrua më 4-5 maj nga Turqia, Rusia dhe Irani, dhe afërsisht që prej 2 muajsh regjimi ka pakësuar sulmet në këtë rajon.

Banorët e rajonit duke marrë guximin nga pakësimi i bombardimeve me qëllim që fëmijët që argëtohen gjatë Bajramit kanë ngritur në Duma një luna park ku në mesin e ndërtesave të rrënuara që kanë marrë dëmtime të rënda nga sulmet ajorore kanë vendosur lodra të ndryshme si dhe pajisje për akullore.

Ndërtuesi i parkut Shadi Ahmed në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Parku është i pastër. Jemi përpjekur të formojmë një hapësirë pa mbeturina të luftës. Por, nuk arritëm të gjenim një vend të tillë në këtë zonë. Dëshironim që ti mbanim fëmijët larg kësaj pamje. Por, fatkeqësisht nuk qe e mundur”.

Ndër të tjera Ahmed tha se çmime për lojërat manuale dhe elektronike janë të përshtashme në mënyrë që çdo fëmijë të mund t’i përdorë.

Fëmijët të cilët hipin tek lojërat e vjetra në mesin e rrënojave pavarësisht çdo gjëje ata luajnë dhe janë të gëzuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne