PAZARET/ Arben Vrioni, përbindëshi i padrejtësisë, në “Top-Listën” e zezë të kushteve për negociatat

Zbulohet një dosje e rëndë, mbushur me zullumet dhe bilancet e punëve të pista, që gjyqtari plepist Arben Vrioni (me 11 klasë shkollë), ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës si Kryetar Gjykate në Elbasan deri më 25 prill 2016, kur u transferua pasi e bëri blozë me bandat Sejdini, Sanxhaktari, Çelaj, Çapja, Cërriku; si dhe gjatë detyrës, prej 3.5 vitesh në Gjykatën e Apelit Durrës.

Bëhet fjalë, për marifetin e shtyrje-zvarritjes së qëllimshme të seancave gjyqësore; përdorur nga gjyqtari Vrioni, për të zhvatur qytetarët, zyrtarët e bizneset e për të pushuar çështjet kriminale; duke negociuar edhe pazaret mes palëve, nëpërmjet avokatëve sekserëve, pushtetarëve e “të fortëve”.

Sipas skedës së çështjeve gjyqërsore, që ka patur në trajtim Arben M. Vrioni, rezulton se 92% e tyre janështyrë si data e janë zvarritur me vite, pa asnjë shkak ligjor, ose pengesë administrative, proceduriale, apo mungesë bashkëpunimi nga prokuroria, ekspertët, avokatët e institucione të tjera.

Nëse në Apelin e Tiranës, Gjin Gjoni e Alaudin Malaj, janë rekord për korrupsion me bllokim dosjesh e zvarritje të qëllimshme seancash gjyqësore nga 2-3 vjet pa asnjë shkak; rezulton se në 6 Gjykatat e Apelit të Shqipërisë, rekord për korrupsion e shërbim ndaj krimit me bllokim e zvarritje dosjesh pa asnjë shkak, është gjyqtari plepist Arben M. Vrioni i Apelit Durrës.

Ky konstatim, është pasqyruar në Raportin Përfundimtar Nr. 20/3, datë 04.09.2019, hartuar nga KLGJ, KED, Ministria e Drejtësisë dhe ONM, në kuadër të procesit të “Veting”-ut, si investigim i veçantë, për 110 gjyqtarët dhe prokururët e “Top listës së zezë” të SHBA-BE; të cilët, me vendimet e tyre kanë lënë të lirë, ose kanë “pastruar” dosjet për kriminelë “VIP” me aktivitet ndërkombëtar.

Indicie e këtij hetimi të thelluar, për vendim-zullumet e gjyqtarit Arben M. Vrionit, janë jeta e tij luksoze brenda e jashtë Shqipërisë, pasuritë, shkollimi dhe jetesa prej “princeshe” e dy vajzave në SHBA; por edhe fakti, se në bilancin e këtij gjyqtari, ka 92% dosje të shtyra e të zvarritura pa asnjë sqarim palësh e pa asnjë argument shpjegues administrativ apo ligjor; fakt që “bie erë” korrupsion, sipas gjykimit paraporak, të organeve të reja të drejtësisë KLGJ, KED dhe strukturës monitoruese të ONM-SHBA.

Konkretisht, rezulton se vetëm 15 dosje të rënda penale, gjyqtari Arben Vrioni i ka shtyrë me 31 mijë ditë në total; 72 dosje penale e pronësore-financiare, i ka shtyrë me 185 mijë ditë, ndërsa si për “çudi”, dosjen për lirimin e Lulzim Berishës e ka “zvarritur” vetëm… 24 orë (në datat 4-5 dhjetor 2016), duke e nxjerrë nga burgu, 6 vjet e 3 muaj para afatit të dënimit me 25 vite.

Gjyqtari Arben M. Vrioni, është shpërblyer me 2 apartamente e 1 njësi tregtare në Durrës, për këtë vendim lirim të Lulzim Berishës (sipas raportit të SHISH); por ka vepruar me urdhër të Ramës, me sekserizim të Dakos dhe miratim të heshtur, të Ilir Metës si Kryetar i KLD, me mos reagim të Llallës si krye-prokorur; dhe të Zaganjorit si Kryetar i Gjykatës së Lartë e Ylli Manjanit si Ministër Drejtësie.

Në bilancin e punëve anti-ligjore të gjyqtarit Arben M. Vrioni, gjendet edhe ky fakt: Në 10 vitet e fundit në Gjykatat Elbasan-Durrës, ka pushuar në 75% të dosjeve kriminale “VIP në Shkallën e Parë dhe ka pushuar, rrëzuar e reduktuar me 8-% të masës së dënimit, 90% të vendimeve të gjykatave të faktit të rretheve që referohen në Apelin e Durrësit.

Ja 10, nga 100 dosjet, që gjyqtari Arben Vrioni, i ka zvarritur me më pak kohë, tej afatit të përcaktuar:

  1. Dosja nr. 10-2016-1988, me Nr. 1806 Akti: zvarritur 1016 ditë.
  2. Dosja nr. 10-2018-2252 , me Nr. 421 Akti: zvarritur 323 ditë
  3. Dosja nr. 10-2018-1618, me Nr. 386 Akti: zvarritur 269 ditë
  4. Dosja 10-2018-1679, me Nr. 585 Akti: zvarritur 140 ditë
  5. Dosja 10-2018-1702, me Nr. 394Akti: zvarritur 298 ditë
  6. Dosja 10-2018-1755, me Nr. 1038 Akti: zvarritur 496 ditë
  7. Dosja 10-2018-1977, me Nr. 401 Akti: zvarritur 307 ditë
  8. Dosja 10-2018-1952, me Nr. 1197 Akti: zvarritur 398 ditë
  9. Dosja 10-2018-2038, me Nr. 558 Akti: zvarritur 203 ditë
  10. Dosja 10-2018-2024, me Nr. 580 Akti: zvarritur 205 ditë

NË VIJIM, do t’i kujtojmë e publikojmë, fakte për këto pyetje:

– Me çfarë u shpërblye gjyqtari Arben Vrioni, për ndryshimin e klasifikimit të dosjes së vrasjes “Arapi”?

– Cili është burimi financiar, i shkollimit në kolegj pasanikësh dhe të ardhurat e jetesës luks, i 2 fëmijëve të tij në SHBA?

– Çfarë biznesesh ilagale me emra të tjerë, disponon në Durrës e Elbasan dhe cili është burimi i krijimit të tyre?

– Çfarë lidhjesh, ka me kreun e Këshillit të Qarkut-Durrës, për një çështje familjari të afërt, trafikant droge?

– Çfarë punësh të përbashkëta, ka bërë e bën akoma, me dyshen Mici-Dushaj, në Gjykatën e Apelit Durrës?

– Si i ka “mbyllur” dosjet e disa gjykatave në Prefeketura të tjera, dërguar me “delegim” nga Bamir Topi, Bujar Nishani e Ilir Meta?

Në vijim edhe “kujtesa” të tjera./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne