PD, Alibeaj: Qeveria humbi testin, Tahiri fitoi përkohësisht

Deputeti i PD, Alibeaj e cilëson si një test të humbur nga shumica rrëzimin e kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit.

“Kush humbi dhe kush fitoi, ju e patë, që Tahiri fitoi përkohësisht. Kjo seancë nuk kishte të bënte nëse do të fitonte një kufomë politike si Tahiri. Ky ishte një test për Tahirin, ky flamurtar i moralit dhe transparencës me publikun e humbi, edhe karrierën politike dhe 4-5 vite eksperiencë.

Ishte edhe test moral për Ramën. Drejtësia ra, ligji nuk i barabartë për të gjithë shqiptarët, disa futeshin në burg për dritat, ndërsa tani kemi një drejtësi tjetër të Ramës. Nuk ishte cështje imuniteti, por marrëdhënie e qeverisë me shqiptarët. Sot fitoi krimi, ju humbët” deklaroi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne