Shqiperia

PD: Bujqësia në ditët më të vështira. Fermerët shqiptarë të braktisur dhe harruar nga qeveria

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se bujqësia sot është në ditët më të vështira.

Teliti thekson se fermerët shqiptarë janë të braktisur, duke shtuar se janë harruar nga qeveria.

Postimi i Dorian Telitit:

Bujqesia ne ditet e saj me te veshtira. Fermeret shqiptare te braktisur dhe te harruar nga qeveria. Zero mbeshtetje per ta edhe ne kohe pandemie.

Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.

Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.

Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.

Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.

Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).

Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre. Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.

Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj. Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurise ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shnderrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kerkesen vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere./BW

OPINIONE

INTERVISTA