PD i përgjigjet Ramës dhe Lleshajt: “Rai 3”, armik i jashtëm, si “VOA” dhe “Bild”-i

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe të kreut të qeverisë, Edi Rama, mbi reportazhin e medias shtetërore italiane “Rai3”, për itenarin e drogës nga Shqipëria.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Selisë blu, Gazment Bardhi, Rama ashtu si “VOA-n” dhe “Bild-in”, ka shpallur si armik të jashtëm edhe televizionin italian Rai 3.

Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! ‪Ne Shqiperi eshte  mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar”-shkruan ndër të tjera Bardhi në llogarinë e tij në “Twitter”./lapsi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne