PD kërkesë AMA-s: Dixhitalizimi të shtyhet derisa çdo familje të pajiset me dekoder

Partia Demokratike i është drejtuar përmes një kërkese Autoritetit të Mediave Audiovizive për shtyrjen e afatit për mbylljen e frekuencave analoge. Sot AMA rindezi transmetimet analoge pas kaosit të shkaktuar në zonën Tiranë-Durrës pasi qytetarët pretenduan se nuk ishin njoftuar për kalimin në teknologji dixhitale pas datës 10 shtator.

Në kërkesën e Kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi për AMA-n theksohet që afati të shtyhet deri në mundësimin e dekoderave për të gjitha familjet shqiptare.

Kërkesa për shtyrjen e afatit është firmosur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komisionin e Medias.

Në letër thuhet:

Ndërprerja e transmetimeve televizive është, ndër të tjera, një shkelje e hapur e të drejtës kushtetuese për informim, siç parashikohet në nenin 23 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut“.

Kërkesa e PD drejtuar AMA-s për shtyrjen e transmetimeve dixhitale

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne