Shqiperia

PD kërkon imunitetin e Qifes: Rakipi, pikë kyçe e ndërlidhjes së Edi Ramës me trafiqet

Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes së imunitetit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi.

Deputeti Rakipi u përfshi në një aksident rrugor mëngjesin e të shtunës 12 gusht 2017, kur me makinën e tij në autostradën  Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kthesës së Kamzës përplasi për vdekje 53 vjeçarin Seit Sorra.

Përmes një deklarate mesditën e sotme PD hedh akuza se shteti ” është vënë në shërbim të deputetit mik të Ramës dhe në kurriz të viktimës”

PD thotë se sipas nenit 273 të Kodit Penal “i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës dikton se Aqif Rakipi mban përgjëgjesi edhe per largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete dënohet deri në 1 vit burgim”

“Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit”

“Por miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qëndrimeve të tij të njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Për më tepër, që deputeti Rakipi njihet si pikë kyçe e ndërlidhjes së Edi Ramës me trafiqet” nënvizon deklarata.

PD kërkon një hetim të plotë dhe të pandikuar të ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtësi për viktimën dhe për këtë i kërkon “Prokurorit të Pergjithshem dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi“.

OPINIONE