Shqiperia

PD kundër ligjit për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, ish-deputetja: Do ta shfuqizojmë. Është kundër interesit të qytetarëve

“Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtëtues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone”.

Kështu deklaron ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi teksa premton se PD do ta shfuqizojë pasi është kundër interesit të qytetarëve.

“Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.
Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti”, deklaroi Çupi.

Sipas saj, vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtëtues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

“Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.
Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.
Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti”, tha ajo./BW

Dhurata Cupi Fb

OPINIONE

INTERVISTA