PD padit arkitektin danez të Teatrit Kombëtar, këto janë tre akuzat

Partia Demokratike ka ngritur padi ndaj arkitektit Bjarke Ingels për korrupsion.

PD akuzon arkitektin, që ideoi projektin për Teatrin Kombëtar, për përfshirje të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike tek teatri Kombëtar për ndërtimin atje të kullave private.

Në padinë e depozituar në Prokurori nga ngriti tre akuza ndaj Ingels për “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Padia e Partisë Demokratike kundër arkitektit të projektit korruptiv për Teatrin sjell me detaje historikun e këtij projekti, bazuar mbi deklaratat publike të Edi Ramës, Erion Veliajt, Bjarke Ingels dhe akteve zyrtare, që çojnë në konkluzionin se Edi Rama, bashkë me Erion Veliajn kanë bashkëpunuar me Bjarke Ingels për një projekt të pabazuar në asnjë ligj,”-shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne