PD protestë para bashkisë Klos, Çupi: Zgjedhjet farse

Në një kohë kur sot zhvillohet konstituimi i këshillit bashkiak të Klosit, simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para këtij institucioni për të protestuar. E pranishme mes demokratëve, ish-deputetja Dhurata Çupi pohoi se ata nuk do të pranojnë pushtimin e institucioneve.

“Këto janë zgjedhje farse, të paligjshme. Presidenti po tenton t’i riktheje vendit normalitetin. Presidenti po i jep shtysë zhvillimit të vendit”, -tha Çupi.

Kujtojmë se Ilmi Hoxha, që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të zëvendësojë Basir Çupën./ballkaneweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne