PD proteston, Majlinda Bregu lexon lajme për …

Ndërsa në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë kishte nisur protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare  dhe shumica e deputetëve të PD ishin në terren, Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu nuk u pa në asnjërën nga pikat ku PD kishte vendosur të bllokonte rrugën.

Por Bregu edhe pse deputete e PD siç duket protesta e kolegëve të saj nuk i interesonte shumë, por i kishte sy e veshë nga Franca, sepse në momentin e protestës Bregu nga facebooku i saj ka shpërndarë një lajm të “The Independent” ku flitej se Marine Le Pen nuk kishte shanse të fitonte zgjedhjet.

Ende nuk dihet nëse Bregu nuk ka dashur të dalë vetë protestë apo kryesia e PD nuk e ka përfshirë në aksion, pasi ajo kohët e fundit është shfaqur njaft kritike ndaj PD./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne