PD thirrje popullit: Ngrihuni në protestë, siç u revoltuan të burgosurit në komunizëm!

Partia Demokratike ka ftuar qytetarët të protestojnë ditën e shtunë. Në deklaratën e PD-së, thuhet se shqiptarët duhet të protestojnë njëlloj siç bën të burgosurit politikë me kryengritjet e tyre gjatë regjimit diktatorial.

Deklarata e plotë: 

11 vite pas kryengritjes se Spacit qe ngjalli shprese dhe i dha kurajo njerezve, nje tjeter akt heroik ne nje tjeter burg famekeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Te denuarit politike ngriten krye ndaj shtypesve te tyre. Fale kurajos se tyre mbinjerezore ne Qafen e Barit, si sot 34 vjet me pare u fitua per disa ore liria, per disa ore ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat qe kryen keto akte heroike, jane frymezim njerezor dhe atdhetar. Ata kerkuan lirine, ata u ngriten kunder padrejtesise brenda burgjeve mizore.

Ne shembullin e guximit te tyre te pashoq, do te bashkohen te shtunen shumica e shqiptareve qe e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra te lidhur drejtperdrejt me bandat, pa nje kryeminister qe mbron hapur te keqen.

Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, ne oren 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesise, kunder qeverise se lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithe Europa.

No automatic alt text available.
Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne