PDIU kërkon mandatin, KQZ vendos: Shpëtim Idrizi zyrtarisht jashtë Palamentit

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mesila Doda ka kërkuar mandatin e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës. Doda tha se janë 50 mijë vota të pallogaritura për PDIU në Tiranë. Sekretarja e Përgjithshme e PDIU kërkoi gjithashtu një hetim administrativ.

“Janë 50 mijë vota të pallogaritura për PDIU në Tiranë. Të administrohet çdo provë e materialit zgjedhor, pasi u shtrembërua vullneti i zgjedhësve. Kërkojmë 24 orë për një hetim administrativ”- tha Doda.

Sakaq, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Por pavarësisht debateve dhe pretendimeve, KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e PDIU dhe të miratojë me votat 7-0 tabelën përfundimtare, ku rezulton se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë dhe për pasojë Shpëtim Idrizi mbetet jashtë Parlamentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne