PE kërkon miratimin e Marrëveshjes së Stambollit për për “pengimin e dhunës kundër gruas”

Parlamenti Evropian i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që të miratojnë Marrëveshjen e Stambollit për “pengimin e dhunës kundër gruas”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së së mbledhur në qytetin Strasburg të Francës, projekt-rezoluta për thirrjen e miratimit të Marrëveshjes së Stambollit u miratua me 500 vota pro, kundër 91 votave “jo”.

Në vendim bëhet e ditur se Mali i Zi, Bullgaria, Çekia, Hungaria, Lituania, Letonia, Sllovakia dhe Anglia e kanë nënshkruar marrëveshjen por nuk e kanë miratuar atë, gjithashtu dënohen fushatat e disa vende që kanë përhapur lajme të gabuara në lidhje me marrëveshjen.

Këtyre vendeve u bëhet thirrje që të miratojnë urgjentisht Marrëveshjen e Stambollit dhe Këshilli i Bashkimit Evropian ka këshilluar që përpjekja kundër dhunës ndaj gruas të bëhet çështje prioriteti.

Bashkimi Evropian kishte nënshkruar Marrëveshjen e Stambollit në vitin 2017.

Të dhënat e fundit tregojnë se në mbarë BE-në, një në tre gra përballet me dhunë fizike ose abuzim seksual./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne