Bota Historia

Pearl Harbor, ato që nuk i dinim mbi sulmin që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore

View looking up Battleship Row on 7 December 1941, after the Japanese attack. USS Arizona (BB-39) is in the center, burning furiously. To the left of her are USS Tennessee (BB-43) and the sunken USS West Virginia (BB-48). Official U.S. Navy Photograph, from the collections of the Naval History and Heritage Command.

Sulmi i befasishëm vdekjeprurës mbi flotën amerikane në Pearl Harbor në Paqësor, nisi pa një deklaratë lufte më 7 dhjetor 1941. Orët e para të mëngjesit të së dielës, qindra avionë luftarakë japonezë fundosën ose dëmtuan 21 anije luftarake amerikane, dhe shkatërruan më shumë se 150 avionë në aeroportet aty pranë. Më shumë se 2.000 amerikanë humbën jetën. Ja cilat janë detajet, mbi sulmin që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore.

1.Pearl Harbor nuk ishte fillimi i Luftës së Paqësorit

Forcat japoneze zbarkuan në pjesën veriorë të Malajzisë, asokohe një koloni britanike, vetëm disa orë para sulmit në Pearl Harbor. Ndërkohë një forcë më e madhe japoneze, po pushtonte Tajlandën neutrale. Ai që japonezët e quajtën “Operacioni Hauai”, ishte një sulm mbështetës. Goditja kryesore ishte operacioni në jug kundër Malajzisë, Filipineve dhe Indisë Lindore Holandeze.

2.Pearl Harbor, nuk ishte përgjigja japoneze ndaj letrës së Kordel Hall

Më 26 nëntor 1941, sekretari amerikan i shtetit Kordell Hall, i kishte dërgar nje letër japonezëve. Ajo nuk ishte, siç sugjerohet ndonjëherë, një ultimatum. Përkundrazi, përmbante kushtet e SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas letrës, kërkohej tërheqja e trupave japoneze nga Kina dhe Indokina. Por kur kjo letër mbërriti në Tokio, japonezët kishin nisur ndërkohë përgatitjet për Operacionin e Jugut dhe Hauain.

3.Sulmi mbi Pearl Harbor, ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm

Ai qe një nga operacionet më të mirë-planifikuara të Luftës së Dytë Botërore, pasi përfshinte kalimin e fshehtë të një flote të tërë, me 6 aeroplanmbajtëse, 2 luftanije dhe 3 kryqëzorë në një distancë prej rreth 3.700 milje në të gjithë Paqësorit e Veriut.


Nëse ndonjë nga anijet japoneze do të dëmtohej gjatë luftimeve në Haui, kthimi do të ishte jashtëzakonisht i vështirë. Kjo është arsyeja se përse zyrtarët e lartë në Marinën Japoneze, kundërshtuan një sulm të plotë në Pearl Harbor. Por sulmi u autorizua, falë kërcënimit deri dhe me dorëheqjen e tij nga admirali Jamamoto.

4.Nëndetëset japoneze duhej të luanin një rol të madh në sulmin e Pearl Harbor

Rreth 26 nëndetëse japoneze, u përqendruan rreth Ishujve Hauai, me misionin për të zhdukur çdo anije amerikane, që i mbijetonte sulmeve ajrore. Por ato nuk bënë dot asgjë. Pesë nëndetëse u përpoqën të hynin në port më 7 dhjetor, por dështuan. Një destrojer amerikan fundosi një anije japoneze pranë Pearl Harbor rreth 1 orë e 15 minuta para fillimit të sulmit ajror, dhe gati i kushtoi Japonisë elementin e befasisë.

5.As në Uashington, dhe as në Londër udhëheqësit politikë dhe ushtarakë, nuk u habitën nga shpërthimi i luftës me Japoninë

Sulmi ishte edhe një dështim i inteligjencës amerikane dhe britanike, që nuk arritën të parashikojnë sulmin mbi Pearl Harbor. Rreth përgatitjeve të Japonisë, u morrën shumë informata u morën nga përgjimet e korrespondencës diplomatike. Komandantët amerikanë në Paqësor, u paralajmëruan për luftën që më 24 nëntor.


Presidenti Ruzvelt i siguroi Britanikët se Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesnin, nëse Britania hynte në luftë me Japoninë. Por s’ka prova që Çërçilli dhe Ruzvelti, të ishin paralajmëruar zyrtarisht për sulmin ndaj Pearl Harbor.

6. Sulmi ndaj Pearl Harbor, nuk e shkatërroi Flotën Amerikane

Në sulmin e 7 dhjetorit, dy luftanijet e vjetra, Arizona dhe Oklahoma, u dëmtuan rëndë nga goditjet me bomba apo silurë. Nga 2.026 ushtarët amerikanë të vrarë në sulm, 1.606 ndodheshin në bordin e këtyre dy anijeve. Tre anije të tjera (Kalifornia, Virxhinia Perëndimore dhe Nevada) u fundosën në ujin e cekët të portit. Tre anije të tjera (Pensilvania , Merilend dhe Tenesi) pësuan vetëm dëme të vogla. Ndërkohë aeronplanmbajtëset ishin larguar nga porti që atë ditë, dhe asnjë nga kryqëzorët e rëndë nuk u dëmtua.

7.Shpallja e luftës ndaj SHBA-së nga Hitleri më 11 dhjetor, nuk ishte rezultat i Pearl Harbor

Presidenti Ruzvelt sugjeroi hapur, se japonezët sulmuan Pearl Harbor sipas sugjerimeve të gjermanëve. Në fakt, Hitleri dhe ushtria gjermane nuk dinin asgjë për operacionin në Pearl Harbor. Gjithsesi, ata kishin dijeni se japonezët po përgatisnin operacione në Azinë Juglindore, që ndoshta do të çonin në një luftë me Britaninë, dhe ndoshta edhe me SHBA-në.

Sipas Paktit Trepalësh, të nënshkruar me Japoninë dhe Italinë në shtator 1940, Gjermania ishte e detyruar të shkonte në luftë vetëm nëse SHBA-ja sulmonte Japoninë, dhe jo nëse Japonia sulmonte SHBA-në. Por pak para shpërthimit të luftës, gjermanët ranë fshehurazi dakord të mbështesin japonezët, nëse ata shkonin në luftë me SHBA-në për ndonjë arsye, duke përfshirë edhe një sulm japonez ndaj territorit amerikan.

Presidenti amerikan, kishte dijeni për këtë marrëveshje nga përgjimi i korrespondencës diplomatike japoneze. Për pasojë, kur i kërkoi Kongresit miratimin e Deklaratës së Luftës më 8 dhjetor 1941, Ruzvelti kërkoi veprime vetëm kundër Japonisë. Në pikëpamje të ndjenjës izolacioniste, Shtëpia e Bardhë mendoi t’i lejonte gjermanët të bënin deklaratën e parë të luftës, të cilën Hitleri e shpalli në Rajhshtag më 11 dhjetor.

8.Për Japoninë, Pearl Harbor ishte njëherazi një sukses dhe dështim

Sulmi e ndryshoi situatën strategjike. Strategjia ushtarake e para-luftës e Britanisë dhe SHBA, ishte tubimi i forcave të shumta në perëndim (në Singapor) dhe në lindje (në Hauiai), për të frenuar Japoninë, duke e kërcënuar me një luftë me dy fronte. Pearl Harbor hoqi pjesën amerikane të pengesës. Kjo bëri të mundur pushtimin e shpejtë të Malajzisë, Filipineve dhe Indisë Lindore Holandeze.

Nga ana tjetër, admirali Jamamoto kishte shpresuar të shkatërronte forcën amerikane të aeroplanmbajtëseve, dhe kjo nuk ndodhi. Dhe duke kryer një sulm të befasishëm pa një deklaratë lufte, mëngjesin e një të diele, dhe vrarë disa mijëra amerikanë, japonezët nxitën opinionin publik amerikan të mbështesë pa rezerva luftën.

HistoryExtra – Bota.al

OPINIONE