Pedagogët e UT paralajmërojnë qeverinë: Plotëso kërkesat deri më 1 shkurt ose…

Ditën e sotme është mbledhur Asambletë e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës, të cilët kanë marrë në mënyrë unanime një vendim, të cilin ia bënë të ditur edhe qeverisë. Pedagogët e UT kanë vendosur 1 shkurtin si afatin e fundit të qeverisë për të plotësuar kërkesat e parashtruara, në të kundërt ata paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit dhe grevë.

Të mbledhur paraditen e sotme të Asamblesë pedagogët i drejtuan kryeministrit me këto kërkesa:

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financiare

4- Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese

5- Miratimin e statusit te pedagogeve

6- Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne