Pedagogu ironi me 49 fuoristradat dhe 110 furgonët e rinj të policisë: Tani bëni gati kurrizin

Pedagogu i njohur Erion Kristo Ka ironizuar qeverinë ‘Rama’ pasi kjo e fundit bleu me 110 furgonë dhe 49 fuoristrada të reja, për Policinë e Shtetit.

Përmes një postimi në Facebook Kristo shkruan se qytetarët duhet të bëjnë gati kurrizin tani sepse shteti policor u kompletua. Më tej Kristo ironizon me faktin se tashmë bandat janë fshehur dhe nuk po dinë ku të futen.

POSTIMI:

A i patë makinat superlluksoze të policisë? U bëmë si Dubai. Sa më të shtrenjta makinat e policisë, aq më pak luftë i bëhet krimit të organizuar. Ska më banda as në Vlorë, as në Tiranë, as në Durrës, as në Fier, as në Elbasan, as në Shkodër, etj.

Dhanë dorëheqje nga frika sa panë flotën e re. Lumsi ata qytetarë shqiptarë që do hipin në furgonët e rinj. Do kënaqen. Roverat e rinj i kuptoj.

Janë pashallarë policët dhe u takon. Po 110 furgonë për çfarë duhen? Do merren me transport udhëtarësh? Do transportojnë mobilje?

Apo do arrestojnë ndonjë qytet komplet? Populli në çadra, policia me kolltuqe. Shteti policor u kompletua. Bëni gati kurrizin.

/ TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne