Pedersen për një operacion të mundshëm në Siri: Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë e saj

Përfaqësuesi Special OKB-së për Angazhimin në Siri, Geir O. Pedersen në lidhje me operacionin e mundshëm në rajonin e pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, tha: “Duhen pasur parasysh shqetësime legjitime të sigurisë së Turqisë”.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Pedersen u shpreh në lidhje me rëndësinë e përpjekjeve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në krijimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë.

“Mbledhjen e parë kamë për qëllim ta zhvillojmë në 30 tetor, këtu në Gjenevë” u shpreh përfaqësuesi duke shtuar se komiteti në fjalë do të ndihmojë edhe në shpalljen e armëpushimit të gjerë në Siri.

Ai tha se është i shqetësuar në lidhje me hapësirën gjeografike që është e pushtuar nga YPG/PKK në lindje të lumit Eufrat në Siri, ndërsa pyetjes në lidhje me një operacion të mundshëm të Turqisë në rajon, iu përgjigj duke thënë:” Duhen pasur parasysh shqetësime legjitime të sigurisë së Turqisë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne