Pekini kërkon të mbrojë interesat e tij, diskuton me SHBA-në për luftën tregtare

Pekini do të vijojë diskutimet me Uashingtonin për të shmangur një luftë tregtare ”shkatërruese” për botën, u shpreh ministri kinez i Tregtisë, Zhong Shan, duke siguruar se gjiganti aziatik do të mbrojë në mënyrë të vendosur interesat e tij.

”Mund t’ju them se do të vijojmë diskutimet tona për tregtinë, rrugët e komunikimit nuk janë prerë pasi askush nuk dëshiron një luftë tregtare”, deklaroi Zhong, ndërsa SHBA-ja njoftoi vendosjen e taksave të rënda mbi importet e saj të çelikut dhe aluminit.

”Të dyja palët janë të vendosura për vazhdimin e diskutimeve”, u shpreh ministri gjatë një konference shtypi.

Për më tepër në këto lloj negociatash, njëra nga palët nuk mund të ndërmarrë e vetme drejtimin e lojës”, paralajmëroi zyrtari, në një fjalim të mbajtur në fund të seancës plenare të parlamentit kinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne