Pelegrinazhi i idhujtarisë

Kisha e Shën Nout në majë të kodrës që rri sipër qytetit të Laçit, cdo vit pret me qindra persona supersticozë nga të gjitha besimet. Besimtarët supersticozë që janë të fiksuar keq pas kësaj kishe mendojnë se ritualet idhujtare si ecja në këmbë zbathur, fjetja jashtë kishës, puthja e kryqeve, adhurimi dhe puthja e mureve, gurëve dhe statujave të kësaj kishe do tu sjellë mbarësi, shërim dhe fat në jetën e tyre.

Lutjet e drejtuara statujës  së Shën Nout janë nga ritualet kryesore të pelegrinazhit të idhujtarisë.

Përgatitjet e peligrinëve supersticozë për të kaluar natën tashmë kanë nisur. Ata kanë filluar të ngrenë tenda, apo me anë të mjeteve rrethanore të sigurojnë një vend të qetë për një qëndrim sa më të mirë gjatë gjithë natës në amjentet e kishës.

Për priftin Mirash Marinaj e rëndësishme është që të jesh me lutje pranë kishës, ndërsa thotë se ky vit ka regjistruar super fluks të pelegrinëve.

Lutjet për shërim, mbarësi dhe fat janë nga veprimet me të përhapura që besimtarët idhujtarë kryejnë në ambjentet e kishës se Shën Nout. Besimtarët supersticozë  shpresojnë se ky vend do t’i ndihmojë dhe do ti falë, prandaj përkujdesen shumë që lutjet e tyre drejtuar vendit fetar ti kryejnë me një përulësi të madhe.

Lëvizjet drejt kishës nuk ishin kaotike këtë të martë, pasi nje pjesë e madhe e peligrinëve idhujtarë dhe superticiozë ja kishin marrë rrugës deri te kisha në këmbë. Policia është angazhuar që gjithçka të shkojë mirë duke njoftuar edhe senset ku lejohet lëvizja e atje ku nuk lejohet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne