Peleshi mbron helmin/ Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, kimikati me emrin “Silicon Mix” lejohet të futet në tregun shqiptar i parregjistruar.

Në letrën që mban datën 16 maj, ministri Peleshi i dërgon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mos penguar më hyrjen në doganë të këtij kimikati duke shpjeguar se “Silicon Mix” është një ushqyes për bimët dhe jo pesticide.

Ne letren e publikuar nga Top Channel thuhet se:

Bllokimi i “Silicon Mix”nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importin dhe vendosjen në treg të plehrave EC fertilizer, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit sepse është në qarkullim të lirë.

Por në farmacitë bujqesore kjo shitet si pesticid dhe jo si pleh. AKU e ka bllokuar importin e këtij kimikati, megjithatë e gjen lirisht në farmaci, me argumentin se nuk është pleh ushques, por vrasës insektesh që hyn në mënyrë të pakontrolluar dhe certifikuar në treg.

Konfirmimin se bëhet fjalë për një pesticid e dhanë edhe ekspertët e laboratorit që varet direkt nga Ministria e Bujqësisë.

“Silici nuk futet në listën e plehrave domethënë si element teknik i plehrave, siliconi aq më tepër që nuk është pleh”, shprehet Miranda Huta, kimiste.

“Silicon Mix” nga fermeret përdoret në këtë moment për të vrarë inspektet që prekin qershitë. Ai hyn në mënyrë të parregullt ashtu si edhe Methomili që Top Channel denoncoi disa ditë më parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne