Pemët e TAP dhe modeli Veliaj i lopatës para kamerave

Gazsjellësi Transadriatik njofton përmes faqes së vet online vendimin për nisjen e pyllëzimit masiv në Greqi në zonën ku ka kaluar gjurma e tij dhe ku për këtë shkak është bërë shpyllëzim. Sipas njoftimit, TAP merr përsipër të mbjellë dhe ripyllëzojë me 400 000 pemë dhe shkurre zonën që transformoi.

Lajmi këtu nuk është vetëm te kujdesi i TAP për këtë çështje, port e mënyra sesi informohet publiku. Në njoftim jepen të dhëna me hollësi mbi llojin e pemëve që do të mbillen, për numrin e tyre për secilin lloj, jepen po ashtu informacione për faktinse në vitin 2017 është bërë studimi përkatës për zonën dhe procesin e nevojshëm që duhet zbatuar.

TAP po e kryen ripyllëzimin në dy faza:

Faza e parë, deri në vitin 2017, përfshinte prezantimin dhe aprovimijn e studimit final të ripyllëzimit që prek të gjitha zonat, blerja e pemëve dhe shkurrve që do të mbilleshin dhe kryerja e punës në zonat përkatëse që rekomandohen nga shërbimet lokale pyjore në Alexandroupolis, Soufli, Rodopi dhe Serres.

Faza e dytë është zbatuar këtë vit dhe konsiston në monitorim dhe menaxhim të ounës së bërë në fazën e parë si dhe aplikimin e të njëjtës procedurë për zonat e mbetura në Kavala, Kilkis, Langadas, Selanik, Naussa, Edessa, Kozan, Follorinë dhe Kostur. Mirëmbajtja përfshin veprimtari të tilla si ujitja…thuhet ndër të tjera në njoftim.

Parë kështu, kushdo mund të krijojë një ide të qartë pak a shumë se çfarë po bëhet. Se pas këtij projekit, ka studim, ka një preventive, ka organizim etj.. Në Shqipëri kemi vetëm pak ditë që na kanë rënë veshët në qetësi nga fushata e mbjelljes së pemëve që ndërmori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Një personazh që herët apo vonë duhet të ketë patjetër punë me drejtësinë qoftë edhe për mungesën e transparencës për fondet që përdor. Edhe sot që flasim ne nuk dimë sipërfaqen e mbjellë, kishte apo jo një studim paraprak për pyllëzimin e famshëm, sa ishin pemët e mbjella sipas llojeve, a po kryhet mirëmbajtja dhe a u konsultuan shërbimet pyjore.

Është e tepërt të presësh diçka serioze në vendin tonë, sidomos nga njerëz aksidentalë në politikë dhe vendimmarrje, por më së paku, këto shembuj si ky i TAP duhen përhapur dhe publikuar qoftë edhe për të diskredituar fabulën e Supermenit që po punon përditë për Tiranën. Që ka fryrë buxhetin, por nuk do ta pyesin për shpenzimet. Që thotë se ka mbjellë 120 mijë pemë, që e trumeton këtë përmes televizioneve kombëtare, por që as ai, as institucioni që drejton, nuk dinë të japin një përgjigje minimale për atë që u bë. Dhe mbi të gjitha për paratë që u shpenzuan. Dosja e mashtrimeve patjetër që çon në skedën e një karriere me shumë njolla, njolla që do të kërkojnë faturën e tyre, përtej ambicies së sponsorizuar të këtij personazhi që po manifeston tiparet e një rreziku për mbarëvajtjen e jetës publike në këtë vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne