Pence dhe Pompeo sot në Turqi për Sirinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në fjalën që mbajti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë tha se Pence dhe Pompeo të mërkurën do të vizionin Turqinë për të diskutuar mbi çështjen e Sirisë.

Ushtarët amerikanë po bëjnë rolin e “policit” në Lindjen e Mesdhe dhe tani ata duhet të kthehen në shtëpi,- u shpreh Trump duke shtuar se delegacioni amerikan (ku bën pjesë Pence dhe Pompeo) do të kërkojnë armëpushim”.

Kurse në një komunikatë nga zyra e shtypit e Mike Pence thuhet se të enjten, më 17 tetor Pence do të ketë një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Një nga çështjet prioritare që do të dominojë takimin Pence-Erdoan do të jetë arrija e armëpushimit në verilindje të Sirisë, vijon komunikata./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne