Pence mohon pretendimet se do të jetë kandidat për president

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, mohoi pretendimet në lidhje me atë se planifikon të bëhet kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2020.

Në artikullin e bazuar në burime të ndryshme, publikuar në New York Times, u pretendua se disa republikanë janë duke kryer “fushatë në hije” duke supozuar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Në artikullin në të cilin pretendohet se Pence “ka formuar një grup të pavarur të votuesve”, u theksua se në rast se Trump nuk bëhet kandidat në 2020 dëshiron të garojë për president.

Ndërkohë Pence duke i mohuar këto pretendime tha se “Ky lajm është tentativë për të krijuar një ndarje në qeverinë e Trumpit. Pretendimet në këtë artikull janë absolutisht gënjeshtër.”

Pence më tej duke theksuar se “lajmet e rreme të këtij lloji”, nuk do t’i pengojnë ata që të avancojnë axhendën e Trumpit dhe të fokusohen që të shikojnë rizgjidhjen e tij në vitin 2020, tha se “Çdo sugjerim përveç kësaj është qesharak dhe absurd.”

“Është absolutisht e drejtë që zëvendëspresidenti Pence, është i gatshëm për vitin 2020, por për t’u rizgjedhur si zëvendëspresident”, tha Kellyanne Conway, një ndër këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, në programin “This Week” të ABC.

Ndërsa zëdhënësi i New York Times duke e mbrojtur artikullin, tha se “Jemi të sigurtë nga saktësia e lajmit tonë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne