Pengmarrja e Jan Prengës/ Nga garazhi në resort deri te zhdukja e trupit, zbardhen rolet e personave të përfshirë

Të arrestuarit për pengmarrjen e më pas dyshimin për vrasjen dhe zhdukjen e turpit të Jan Prengës do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Tiranës e përfaqësuar nga Sokol Tone pranoi kërkesën e Prokurorit Leonard Filopati dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan të akuzuar për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi”.

Ndërsa 30-vjeçari nga Kavaja, Festim Bezhdili, akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim kufome. Pas përfundimit të seancës, avokati Arbër Hoxha deklaroi se, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete.

“U sërvirën disa pamje filmike që nuk janë parë as nga të dyshuarit dhe nga mbrojtja. Është bërë e modës caktimi i masës arrest me burg për çdo vepër penale”, deklaroi avokati Arbër Hoxha.

Ndriçim Hajri, babai i Elton Hajrit ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe i mëshon faktit që djali i tij s’ka lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

“Ma mban djalin kot, padrejtësisht. Djali ka katër vjet që rri në shpi e din gjith Shijaku, nuk del djali nga shtëpia. Më vjen shumë keq për ngjarjen dua vetëm të di të vërtetën”, u shpreh babai i Elton Hajrit, Ndriçim Hajri.

Gjatë leximit të kërkesës për caktim të masës së sigurisë prokuroria ka sqaruar edhe rolet që ka pasur secili prej të arrestaurve në këtë ngjarje. Sipas burimeve nga brenda seancës Prokurori Filopati ka thënë se Leonard Hajri dhe Bajram Hajri pronarë dhe posedues të “resortit Golden” kanë pranuar trupi e pajetë të Prengës në ambientet e resortit.

Sipas prokurorit, Jan Prenga ka qenë i pajetë kur është nxjerrë nga “Range Rover”, dhe e kanë futur në ambientet e garazhdit. Po ashtu me ndihmën e Olsi Turja me funksion (Administratori i Eventeve te Resortit) e kanë hipur ne Furgonin që ka sjellë Elton Hajri në ambientet e resortit dhe që rezulton të jetë në pronësi të tij. Ndërsa për të bërë fshehjen dhe zhdukjen e kufomës, prokuroria pretendon se është marrë Festim Bizhdili. 30-vjeçari ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.

Polica ka ndjekur me dron lëvizjet e furgonit por për shkak të errësirës droni nuk ka mundur të filmojë. Ndërsa organi i akuzës ngre dyshime se Olsi Turja është parë duke pastruar gjakun nga furgoni dhe duke vendosur edhe disa vegla pune.

Ndërsa Elton Hajri filmohet duke pastruar brenda në garazh. Nga hetimet e deri tanishme të përfshirë në këtë ngjarje rezultojnë tre grupe kriminale që vepronin në Shkodër, Shijak dhe Vlorë, ndërkohë që operacionet e RENEA-s vazhdojnë pa sukses prej ditësh. Përveç pesë të arrestuarve polica ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë midis tyre urdhëruesit, Gramoz ose Dritan Rexhepi, person me shumë dritë hije i arrestaur në Ekuador dhe drejton trafikun e kokainës nga brenda qelisë së burgut.

Biznesmeni Gentian Doçi që dyshohet se është personi kyç i ngjarjes pasi e ka kërcënuar korrierin e drogës Astrit Prenga, me jetën e të vëllait Jan Prenga nëse nuk do të kthente sasinë e humbur të kokainës. Gjithashtu janë në kërkim dy kushërinjtë që konsiderohen si krahu i djathtë i Doçit, Martin Bleta, Korado Gështenja. Ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit, pasi në mungesë të një kufome nuk mund të ngrihen akuza të tjera për personat e dyshuar./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne