Pengohet rrënimi i faltores islame në Beograd

Në Fushën e Zemunit në Beograd qytetarët sot kanë penguar shembjen e një faltoreje (mesxhid) të Bashkësisë Islame të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë mëngjesit rruga ka qenë e bllokuar për trafik, të pranishëm kanë qenë një numër i madh i policëve, ndërsa në vendngjarje arritën edhe shërbime komunale të cilat duhej të shembnin objektin në ndërtim e sipër, megjithatë kryerjen e këtij vendimi arritën ta pengojnë rreth 200 qytetarë.

Myftia i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiç për AA tha se disa besimtarë kanë mbetur ta ruajnë objektin, ndërsa për javën e ardhshme paralajmëruan bisedime me përfaqësuesit e institucionit kompetent për këtë lëndë dhe shpresojnë se do të arrijnë të merren vesh “në të mirën e dyanshme”.

Ai tha se që nga fillimi i ndërtimit të objektit, i cili filloi disa vite më parë, kanë vështirësi dhe një situatë ku “thjesht nuk duan të kuptojnë se ka muslimanë si qytetarë të këtij qyteti, në këtë pjesë të Zemunit”.

Myftiu tha se lejen për ndërtim nuk e kanë, porse kanë aplikuar për legalizimin e objektit dhe theksoi se leje për të ndërtuar nuk ka patur asnjë nga 500 e më shumë shtëpi në këtë zonë, si dhe një kishë që ishte ndërtuar aty. Autoritetet sot, siç theksoi, erdhën për prishjen e një pjese të hapësirës, gjegjësisht çatinë që ishte ndërtuar pas dorëzimit të kërkesës për legalizim.

Sipas tij, Bashkësia Islame e Serbisë ka vendosur të ndërtojë këtë objekt për shkak të rritjes së sjelljeve devijante dhe si komunitet i përgjegjshëm fetar, ndryshe, i dyti më i madh në Serbi, duan të sigurojnë hapësirë në të cilën njerëzit do të luten dhe të mësojnë se si të trajtojnë fqinjët e tyre, e jo t’i lënë në rrugë.

“Për ne, megjithatë, gjithmonë çështja e ndërtimit të hapësirës së lutjes është një çështje politike. Pse janë standarde të dyfishta. Unë dua të di si një i cili është nga Beogradi, ka lindur këtu dhe e sheh Serbinë si shtetin e tij, e mbron atë, e respekton dhe ruan marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e çdo feje dhe kombi”, tha Jusufspahiç.

Ai theksoi se Bashkësia Islame e Serbisë dëshiron të respektojë ligjin, porse duhet të ketë parasysh faktin se komuniteti musliman për 47 vjet, aq sa është në Beograd, qyteti ku babai i tij Hamdi Jusufspahiç ishte myfti, kurrë një leje të vetme ndërtimi nuk është pranuar.

“Pse, kjo është çështje e atyre në pushtet. Ne nuk merremi me politikë, por thejshtë politika shumë përzihet në jetën tonë”, tha ai dhe rikujtoi se Bajrakli Xhamia në Beograd, e cila është ndërtuar që në vitin 1575 është në pronësi të shtetit, por nuk është dhënë në administrim të Bashkësisë Fetare të Serbisë.

“Ajo është e vetmja ndërtesë fetare që nuk i është kthyer komunitetit të tij fetar, çfarë është puna? Apo mendohet se në qoftë se marrim një copë, vendi bëhet turk, kjo është një tezë e vjetër që vazhdimisht përshkon”, tha Jusufspahiç. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne