Varfëria po kërcënon gjithnjë e më shumë pensionistë në Evropë dhe në rajon. Shifrat e reja nga Eurostat tregojnë një trend në rritje të numrit të pensionistëve të prekur nga varfëria. Në vitin 2017, 14.2 përqind e pensionistëve ishin nën kërcënimin e varfërisë.
Përqindja më e madhe është në Estoni – 46.1 përqind, në Mbretërinë e Bashkuar (19.1 përqind) dhe në Gjermani (17.5 përqind). Turqia ka përqindjen më të vogël të pensionistëve të prekur nga varfëria – 4.9 përqind (2016).
Situata në rajon
Në vendet e rajonit, varfëria është kërcënimi më i madh për pensionistët në Kroaci – 24.5%. Në Serbi, 17.5 përqind e pensionistëve janë nën kërcënimin e varfërisë. 15.9 përqind e pensionistëve në Slloveni janë të prekur nga varfëria dhe 7.1 përqind në Maqedoni. Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë të përfshira në anketë.
Një person është nën kërcënimin e varfërisë nëse të ardhurat ekuivalente të disponueshme janë më pak se 60 për qind e mesatares së të ardhurave të disponueshme kombëtare ekuivalente.
Të ardhurat e disponueshme ekuivalente janë të ardhurat totale të familjes, pas tatimit dhe zbritjeve të tjera, të disponueshme për konsum ose kursime, të ndara me numrin e anëtarëve të familjes.