Pentagon: Jemi tërhequr nga veriu i Sirisë

“Për të garantuar sigurinë e ushtarëve amerikanë në veri të Sirisë ne jemi tërhequr nga rruga e një ndërhyrjeje të mundshme të Turqisë”,- ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Jonathan Hoffman.

Zëdhënësi reagoi ndaj pretendimeve se Presidenti Donald Trump nuk ishte konsultuar me Pentagonin para se të merrte vendimin për tërheqjen e trupave amerikanë nga zona të caktuara në veri të Sirisë përballë operacionit të mundshëm të Turqisë.

“Pavarësisht lajmeve të gabuara që janë bërë, Presidenti gjatë ditëve të kaluara është konsultuar me sekretarin (Mark) Esper dhe shefin Shtabit të Përgjithshëm (Mark) Milley në lidhje me situatën në veri të Sirisë dhe përpjekjet për të mbrojtur forcat amerikane të vendosura atje përballë operacionit ushtarak të Turqisë”, sqaroi Hoffman.

“Pentagoni është akoma i mendimit se krijimi i një zone të sigurt në veri të Sirisë është rruga më e mirë për të ruajtur stabilitetin. Turqia zgjodhi të veprojë në mënyrë të njëanshme në çështjen e krijimit të një zone të sigurisë. Në lidhje me këtë, ne kemi tërhequr trupat amerikane në veri të Sirisë nga rruga e ndërhyrjes së mundshme të Turqisë me qëllim për të garantuar sigurinë e tyre. Në këtë fazë, prania jonë ushtarake në Siri nuk ka ndryshuar”,- shtoi zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne